Fier, përplasen dy automjete, plagosen 4 nxënëse

Nga Dinejda
Shkruar ne 07 Qer 2012 ora 4:53pm

FIER- 4 nxënëse të një shkolle 9-vjecare janë plagosur lehtë, ndërsa kalonin rrugën. Ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme në aksin rrugor Qarr-Levan, në rrethin e Fierit.

Sipas policisë, një automjet është përplasur me një furgon në këtë aks rrugor, ndërsa aksidenti ka sjellë përplasjen edhe të 4 nxënësve, të cilat ishin duke kaluar rrugën.

4 vajzat janë transportuar në spitalin e Fierit dhe pasi kanë marrë mjekimin e nevojshëm ato janë larguar prej andej. Ndërkaq, fraktura të rënda ka pësuar si pasojë e aksidentit, drejtuesi i automjetit, i cili është jashtë rrezikut për jetën.