Flamurtari shkaterron Skenderbeun 3-0

Nga Dorjan
Shkruar ne 14 Mar 2012 ora 11:05pm

Flamurtari ka shpërthyer, duke mundur dhe u hakmarrë ndaj Skënderbeut rival. Kuqezinjtë e Shkëlqim Mucës i kanë shkaktuar humbjen e parë Stanislav Levit në stolin korcar, që kur ai erdhi të trajnonte kampionët e Shqipërisë.
Një tregolësh ka përligjur fitoren e pastër të vlonjatëve ndaj juglindorëve, duke bërë një hap të madh drejt kalimit të turit, për shkak se Vllaznia ka humbur ndaj Lacit, në Krujë.

Pejic, Veliu dhe Progni janë autorët e kësaj fitoreje të madhe dhe të shumëfishtë të Flamurtarit, e cila ka enuziasmuar pa masë rreth 6 mijë tifozët që kishin mbushur shkallët e stadiumit të Vlorës.