Flori, i preferuari i femrave edhe në Gjermani.

Nga Dinejda
Shkruar ne 01 Pri 2012 ora 1:26pm

Përveç koncerteve dhe performancës së shkëlqyer, Flori Mumajesi është pritur shumë mirë gjatë udhëtimit të tij në Gjermani, më saktë në qytetin e Düsseldorfit. Si zakonisht në mbrëmjet ku këndon ai, pjesë e koncertit janë më shumë nga gjinia femërore, pasi ai tashmë njihet si një nga meshkujt më të pëlqyer të skenës shqiptare.

Flori Mumajesi nuk ka ngurruar që foton të cilën e ka realizuar me dy fanse të tij, të cilat i japin puthje të nxehta në faqe, ta postojë në faqen e fansave në facebook.

Flori për momentin është një nga emrat më të kërkuar në skenën shqiptare, qoftë si këngëtar ashtu edhe si kantautor, pasi punon edhe për emra të njohur të rajonit. Realizimet që bëhen në studion e tij muzikore, nominohen për projektet më të mira edhe në shtetet fqinje.