FRANCA KËRKON LARGIMIN E GREQISË NGA ZONA SHENGEN

Nga Dorjan
Shkruar ne 27 Pri 2012 ora 8:44pm

Në një kohë kur po afron mbajtja e raundit të dytë të zgjedhjeve presidenciale në Francë, Nikola Sarkozi ka kërkuar largimin e Greqisë nga zona Shengen. Kjo për shkak se nuk po arrin të parandalojë hyrjen e emigrantëve të paligjshëm nga kufiri i saj me Turqinë.

Retorika anti-emigrant e Sarkozisë është një përpjekje për të marrë mbështetjen e votuesve të së djathtës ekstreme, pasi vota e tyre shihet si përcaktuese për fituesin.

Ministri i Brendshëm i Francës, Claude Gueant ka caktuar 11 muaj afat për reformimin e Shengenit ose për ndryshe ka kërcënuar me vendosjen e kontrollit kufitar.

Ministri, i cili është mik i afërt i presidentit Sarkozi, tha se çdo vit në BE hyjnë 400 mijë emigrantë të paligjshëm.

Nga ana e saj Greqia ka reaguar duke thënë se nuk mund të kontrollojë kufirin pa bashkëpunimin Turqisë.