FRANCË, VRASËSI SERIAL MBAHET I RRETHUAR NGA PLOT 300 OFICERE

Nga Dorjan
Shkruar ne 21 Mar 2012 ora 9:54pm

Qindra forca të policisë vazhdojnë të mbajnë të rrethuar në apartamentin e tij vrasësin serial. Mohamed Merah, 23 vjeç, përshkruhet nga autoritetet si persona i trajnuar nga Al Kaeda.

Ai i ka thënë policisë se do të vetdorëzohet deri në darkë. Ndërsa gjatë tentativës për ta kapur, ai ka qëlluar dukë lënë të plagosur dy forca të policisë.

Merah dyshohet se ka lidhje me vrasjen e shtatë personave në 10 ditët e fundit; tre ushtarë me prejardhje nga Afrika veriore, një rabin dhe tre fëmijë në një shkollë hebrenjsh në qytetin e Tuluzës.