Françeska: Në BB5 për të fituar 100 milionët, për të nxjerrë të dashurin nga burgu.

Nga Dinejda
Shkruar ne 11 Mar 2012 ora 4:29pm
Është banorja më e vogël në BB5 dhe ka bërë përshtypje me protagonizmin e saj. 19-vjeçarja nga Vlora, ende një maturante në shkollë, ka pohuar se ka hyrë në “Big Brother 5” jo vetëm për çmimin e madh, por edhe për të krijuar njohje e lidhje të reja. Ndërkohë që kanë filluar të qarkullojnë thashethemet, se ajo pavarësisht lojës dhe debateve për lidhjen me Ermalin, e vërteta është se dashurinë e saj të madhe e ka jashtë, por fatkeqësisht bëhet fjalë për një djalë që për momentin ndodhet në burg. Miq të saj të afërm kanë konfirmuar faktin që i dashuri i saj ndodhet në burg dhe se Françeska ka hyrë në këtë lojë me qëllimin për të fituar 100 milionët, dhe me ato para të mund të paguajë avokatët për të nxjerrë të dashurin nga burgu.

Ajo u ka pohuar miqve të saj të afërt se është shumë e fiskuar pas të dashurit të saj dhe nuk do të heqë dorë nga ai, edhe pse ai momentalisht ndodhet i izoluar. Françeska, biondja që ka hobi fotografinë dhe udhëtimet, është banorja më e vogël në shtëpinë e Big Brother-it, por ka pohuar se ka sjellë me vete një valixhe të madhe me përvoja dhe ëndrra për të ardhmen. Aktualisht është maturante në një shkollë private në Vlorë, ku jeton me prindërit dhe motrën e saj më të madhe. Lidhjen më të ngushtë mes familjarëve ajo e ka pohuar se e ka me babain, i cili e merr pas vetes në çdo punë që kryen me biznesin e tij privat. Veç jetës normale së një adoleshentje, Françeska ka një eksperiencë gati 3-vjeçare në fushën e modës e të konkurseve të bukurisë.

Dëshirat e saj të momentit lidhen me shkollën e lartë dhe karrierën e saj të mundshme si një juriste apo gjykatëse e zonja. Ndërkohë që duket se në lojën e “Big Brother 5” ka hyrë me ambicien e qartë për të fituar paratë. Po të njëjtën ambicie ka dhe Ermali, mashkulli me të cilin Françeska po tenton të krijojë një lidhje brenda shtëpisë. Edhe pse të dy kanë pohuar se kanë një lidhje jashtë, ata shkëmbejnë puthje me njëri-tjetrin dhe e konsiderojnë njëri-tjetrin të përfshirë në një histori dashurie. Biseda e tyre ka evoluar me xhelozi ndaj njëri-tjetrit, siç është rastri i Anilës. Në momente të caktuara, Françeska pasi ankohet për indiferencën e Ermalit ndaj saj, ka pranuar edhe përuljen duke pohuar se ajo mund të qëndrojë pranë tij edhe në rastet kur ai e ofendon. Nga ana tjetër, marrëdhënia e tyre është komentuar mes banorëve të tjerë, të cilët e kanë konsideruar thjesht një tërheqje fizike mes tyre, por edhe një strategji për të qenë në qendër të vëmendjes. Nuk dihet nëse lidhjen mes tyre ato po e përdorin si strategji, apo nëse kjo lidhje do të forcohet, duke i afruar aq shumë me njëri-tjetrin, sa të harrojnë lidhjet që kanë lënë jashtë shtëpisë.

Françeska shpreh ambicien për t’u bërë imazh i “Digitalb”

Ndërkohë që një ambicie tjetër që ka vajza nga Vlora dhe që e ka shprehur brenda lojës, është dëshira për t’u bërë shumë shpejt imazh i “Digitalb”. “Mendoj se jam më e përshtatshme për imazh i Digitalb, pasi jam dhe e gjatë 170 cm, ndërsa Jonida është e shkurtër”, ka pohuar Françeska me zë të ulët. Ndërkohë ajo ka besim në pamjen e saj, e ushqyer edhe nga eventet ku ka marrë pjesë. Kur ishte vetëm 16 vjeç, ajo mori pjesë në një kompeticionin “Next Top Model” dhe në 2011 konkurron në spektaklin “Miss Shqipëria”, ku u kurorëzua me çmimin “Miss Press”. Pas Miss Shqipërisë, Françeska u përzgjodh të përfaqësonte vendin tonë në një konkurs ndërkombëtar në Kinë (Xian), i quajtur “Miss Toursim Queen International”, ku mes 100 vajzave nga e gjithë bota ajo kualifikohet tek 20 më të mirat.