Franceska, nga Ermali pres cdo gje…

Nga Dorjan
Shkruar ne 19 Mar 2012 ora 11:16pm

Disa nga banoret si Graciano, Anila, Françeska dhe Lorena dalin ne kopsht dhe fillojne te diskutojne per sa i perket lidhjes midis Ermalit dhe Françeskes.

Anila thote se Françeska nuk ka siguri per lidhjen e saj me Ermalin, ndersa Françeska shprehet se e ka ditur qe do te kishte kete reagim nga Ermali dhe se kjo gje nuk i ka bere aspak pershtypje. Anila mendon se nje femer duhet te kete siguri te nje mashkull para se te lidhet me te, por Françeska thote se qe ne fillim eshte nisur vetem nga fakti qe e pelqen Ermalin dhe se mund te priste gjithçka. Ajo thote se pret qe vetem ta njohe me mire Ermalin dhe asgje me teper, por nese ai do te vendoste qe gjithçka te mbaronte me kaq, ajo do te pranonte, pavaresisht se do te ndihej keq.