Françeska paralajmeron Ermalin per ndarje

Nga Dinejda
Shkruar ne 21 Maj 2012 ora 12:25pm

Françeska i thotë Ermalit “çfarë tipi më mendon ti mua?” e Ermali i përgjigjet “ti je tip që edhe pse e di që nuk duhet të flasësh ndonjëherë, flet edhe pse ndoshta me shaka thua gjëra që nuk duhet t’i thuash”.

Françeska i thotë Ermalit se ajo është tip i hapur prandaj ato që mendon e di i thotë, por Ermali e kundërshton duke i thënë se nuk mund të thuash gjithmonë atë që mendon.

Françeska i thotë Ermalit “ndonjëherë nuk e kuptoj se si rri e përshtatem me një tip si ti, çdo ditë e më shumë e vërtetoj që ne të dy jemi shumë ndryshe”.

Më tej Françeska sqaron “jo se ti nuk vepron mirë, por ti je më i pjekur se unë, unë i bëj gjërat me instinkt, me ndjenjë, ti tregohesh shumë i matur përpara se të bësh një gjë”. Ermali i thotë se ajo ka treguar vazhdimisht se në lidhje është më lart se ai sepse ndërhyn shpesh e flet në emër të Ermalit.

Françeskës nuk i ven mirë nga akuzat që i bën Ermali dhe i thotë se ajo ka folur në momentet që ai ka heshtur dhe është diskutuar lidhja e tyre në çift.

“Sot more zjarr kot në Live, ndërhyre kot” i thotë Ermali Françeskës dhe më pas shton “:ti po bën të njëjtat gabime që të kam thënë edhe shumë kohë më parë”. Françeska kërkon që të mbrohet dhe Ermali i thotë “ok ke të drejtë se nuk kam nerva të diskutoj tani, flemë gjumë”.

Françeska vazhdon më tej “Sinqerisht me këtë mënyrë komunikimi që kemi, është shumë e vështirë që të vazhdojmë bashkë”. Ermali i përgjigjet “ok, nuk vazhdojmë dot, në rregull, ashtu është”.