Françi: Ja kur dhe pse do ta lija Ermalin

Nga Dorjan
Shkruar ne 18 Apr 2012 ora 4:16pm

“Mendon se do te zgjase lidhja juaj?” pyet Graciano, Françesken. Françeska i pergjigjet “nga ana ime mendoj se po, sepse une jap shume tip tolerant”. Françeska thote se jashte eshte shume e qete ne lidhje dhe nese Ermali do t’i thote se nuk mund ta takoje, se ka pune, apo diçka e tille ajo nuk ka per t’u merzitur me te. keshtu Françeska tregon se do te donte qe lidhja e saj me Ermalin te vazhdonte edhe jashte shtepise, por duket se nuk e ka sigurine tek Ermali.

Ajo thote se ata mund te ndahen vetem nese Ermali do ta lere fare pas dore, nuk do t’i kushtoje rendesi asaj dhe nese ai do te tregohet fanatik ne lidhje me veshjen e saj apo me shoqerine. Françeska thote se ne nje bisede qe kishte bere nje nate me Ermalin, ajo i kishte treguar se kishte me shume shoke sesa shoqe dhe Ermali i kishte thene “duhet te ndryshosh ca gjera”. Graciano qesh me Françesken dhe i thote se ata nuk mund te diskutojne tani per jeten qe i pret jashte dhe Françeska i thote “pse ti me Lorin nuk e keni diskutuar kete pjese?” dhe Graciano i pergjigjet “vetem nja dy here”. Me pas ata dalin ne oborr dhe bashkohen me banoret e tjere.