Franci rrefehet te Genta per ish te dashurin…

Nga Dorjan
Shkruar ne 31 Mar 2012 ora 3:38pm

Ajo i tregon se si jane njohur ne qytetin e saj, ne Vlore, e se si jane lidhur shume me njeri-tjetrin. Françeska thote se ka kaluar shume mire me te pasi dilnin shume, dhe Genta e pyet nese ai e shikon tani. Françeska i pergjigjet se ish i dashuri eshte ne burg dhe nuk e di nese e ka mundesine per ta pare. Françeska shprehet se ai ka bere gabime per te cilat po paguan, e Genta e pyet nese ka qene nevrik me te. Françeska pergjigjet se ai eshte sjelle shume mire me te pasi e dashuronte dhe ka ndryshuar shume per te. Ajo tregon se ka ndenjur me te qe prej qershorit e deri par se te futej ne BB. Gjeja me e bukur qe ka tani jane letrat qe kane shkembyer me njeri-tjetrin, e sa here qe ai i shkruante e prekte me fjalet qe i thoshte, dhe qante gjithmone.