FRUTAT E PYLLIT ULIN ME 40% RREZIKUN E PARKINSONIT

Nga Dorjan
Shkruar ne 07 Apr 2012 ora 3:19pm

Frutat e pyllit mund të jenë aleatë të fortë kundër sëmundjes së Parkinsonit.

Luleshtrydhet, boronicat, manaferrat e mendrat mund ta ulin me 40 për qind rrezikun e prekes nga sëmundja e trurit.

Sipas studiuesve britanikë dhe amerikanë, flavonoidet, të cilat janë të pranishme te frutat e pyllit, çaji dhe vera e kuqe mund të ofrojnë mbrojtje ndaj një sërë sëmundjesh si ato të zemrës, disa lloje të kancerit dhe problemeve mendore.

Studimi është i pari i një përmase kaq të madhe në lidhje me efektin e flavonoideve në shfaqjen e Parkinsonit, një sëmundje e rëndë nervore që shoqërohet me ngurtësim të muskujve dhe dridhje të gjymtyrëve.