Fullani prezanton raportin 2011 në Komisionin e Ekonomisë

Nga Dorjan
Shkruar ne 30 Pri 2012 ora 2:55pm

TIRANE-Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Ardian Fullani ka prezantuar sot në Komisionin e Ekonomisë raportin për vitin 2011. Fullani tha se rritja ekonomike në vitin 2011 ka qenë 3.1 % , borxhi publik 58.1% ndërsa deficiti buxhetor 3.5%.
Ai u shpreh se ka patur rritje të kënaqshme të eksporteve gjatë 2011 ndërkohë që sistemi bankar vijon të jetë solid dhe me likuiditete të mjaftueshme për të mbështetur ekonominë.

Por guvernatori tha se viti 2012 është sfidë për ekonominë, ndërkohë që vitet e kaluara nxorrën në pah brishtësinë e ekonomisë.
Sipas tij duhet të rritet prodhimi dhe duhet një rritje e qëndrueshme ekonomike, ndaj për këtë nevojiten reforma strukturore.

Guvernatori Fullani gjithashtu ka shtuar një ulje përgjatë vitit të kaluar ka pësuar edhe kërkesa konsumatore që sipas tij ka qënë e dobët.