Fuqia e nje Buzeqeshje..!

Nga Dorjan
Shkruar ne 24 Pri 2012 ora 8:43pm

Të buzëqeshësh nuk është diçka e thjeshtë ,është një art i veçantë dhe jo të gjithë e posedojnë këtë talent.

Sipas hulumtuesit dhe psikologut H.G Watson buzëqeshja ka një fuqi të parezistueshme. Me një buzëqeshje të kthjellët e të sinqertë sipas tij,ju do të krijoni një përshtypje të mirë dhe do të bëni për vete personat që ju synoni ti përvetësoni. Ajo është çelësi I zemrave dhe I suksesit.

Watson konstaton se nuk është e lehtë të buzëqeshësh sepse ekzistojnë një numër pambarim buzëqeshjesh,prandaj duhet të kemi kujdes qe buzëqeshja jonë të mos jetë boshe, sterile, fallco, cinike por të jetë e e sinqertë, joshëse, inteligjente, denjuese, një buzëqeshje që lidh, vëllazëron, zbut, që të bënë për vete,që ngjallë tek të tjerët dëshirën për tu afruar dhe transmeton tek ata optimizmin tuaj,madje edhe kur shkojmë në një mort (rast vdekjeje ) duhet të dimë të buzëqeshim por është fjala për një buzëqeshje prekëse, dashamirëse, ngushëlluese, të ëmbël.

Një biznesmen i famshëm thoshte: ,,Unë jam një dhelpër plak që do të ishte shumë e vështirë të zihesha në lak por kur pala hynë në studion time me një buzëqeshje, maxhepsem sepse më krijohet përshtypja se diçka e gëzueshme dhe optimiste po përhapet në ajër,, e një mbret anuloi urdhrin për të pushkatuar një grup çifutësh, sepse një nga vajzat që ishin para pushkatimit I buzëqeshi me dhembshuri, ai tha;,,për atë buzëqeshje do t’i liroja të gjithë çifutët e Evropës.

Një gazetë e njohur amerikane në një anketë të bërë me 147 mijë femra se cilin tip burri preferoni 1. burrin serioz,të matur, të rënd apo 2. të hareshëm,alegro me buzëqeshje në buzë në çdo rrethanë të jetës,93% ishin për tipin e dytë. Kujdes pra,mos u bëni prej atyre që nuk mund t’ia shkulësh një buzëqeshje as me pincat e dentistit por edhe kujdes se jo çdo zbardhje dhëmbësh është buzëqeshje.