Fushë Arrëz, shpërthim eksplozivi në derën e një banese.

Nga Dinejda
Shkruar ne 07 Pri 2012 ora 11:23am

FUSHE ARREZ - Një sasi eksplozivi ka shpërthyer sot në derën e një apartamenti në Fushë Arrëz.

Policia lokale bëri të ditur se ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm, kur është dëgjuar një shpërthim i fuqishëm në hyrjen e banesës së shtetasit Leonard Doda.

Të njëjtat burime njoftuan se nga shpërthimi nuk pati të lënduar, por vetëm dëme të mëdha materiale në të gjithë pallatin.

Efektivët e policisë kanë nisur hetimet për të zbuluar shkaqet dhe autorët e ngjarjes.