Fushë Krujë, 30-vjecari plagoset më armë zjarri

Nga Dinejda
Shkruar ne 27 Mar 2012 ora 11:40am

FUSHË KRUJË- Plagosje me armë zjarri në Fushë Krujë. Ngjarja ka ndodhur pasmesnate, kur 30-vjecari Durim Saliu është qëlluar me armë nga një person tjetër. Ky i fundit sipas policisë është identifikuar dhe rezulton të jetë një 33-vjecar nga fshati Derven i Krujës, Bledi Abazi.

Menjëherë pas ngjarjes, i plagosuri është dërguar në spital, por për shkak të gjëndjes së rëndë shëndetësore është transportuar në Spitalin Ushtarak. Ndërkaq, policia bën me dije se tentativa për vrasje ka ndodhur pas një sherri për motive banale, ndërkohë është vënë në ndjekje të autorit.