Fushë Krujë, aksidentohet ambulanca, pacientja vdes pas 20 minutash

Nga Dorjan
Shkruar ne 19 Mar 2012 ora 2:42pm

FUSHË KRUJË- Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një 60 vjecareje është shënuar rreth orës 02:00 të mëngjesit të sotëm në aksin Kamëz-Fushë Krujë.

60 vjecarja në gjendje të rënde shëndetësore ishte në kushte reaminacioni brenda një ambulance. 

Ambulanca u pëplas nga pas nga një automjet tip Benz. Ekipi mjekësor raportoi se 20 minuta pas përplasjes ndërroi jetë pacientja Xhixhe Begdeshi, e cila po shoqërohej duke u reaminuar në banesën e saj në Nikël të Fushë Krujës.

Policia ka nisur procedimin penal ndaj drejtuesit të Benzit 51- vjecarit Hydajet Gashi.