Fushë Krujë, parakaloi gabim, vdes polici i burgut

Nga Dorjan
Shkruar ne 06 Pri 2012 ora 1:09pm

 

FUSHË KRUJË- Një aksident me pasojë vdekjen e oficerit të policisë së burgut të Fushë Krujës dhe plagosjen e një tjetri ka ndodhur mesditën e sotme në autostrëdën Fushë Krujë-Milot.

Sipas policisë Islam Isufi 40-vjec , i cili drejtonë makinën tip ‘Peugeot’ ka mbetur i vdekur, si pasojë e një parakalimi të gabuar, ndërkohë që pasagjeri ka mbetur i plagosur rëndë dhe është dërguar menjëherë në spitalin Ushtarak.

Nga hetimet paraprake mësohet se Isufi është mundur të parakalojë në këtë aks rrugor me mjetin e tij si pasojë është përplasur me 2 trajlera, dhe ka gjetur vdekjen e menjëherëshme.

Policia nis hetimet për zbardhjen e plotë të aksidentit.