Fushë Krujë, tre aksidente me viktima e të plagosur

Nga Dinejda
Shkruar ne 23 Mar 2012 ora 11:28am

Tiranë – Tre aksidente rrugore u regjistruan orët e para të mëngjesit të sotëm në zonën e Fushë Krujës, i njohur mjaft për ngjarje të tilla.Nga aksidentet ka humbur jetën një shtetas teksa kanë mbetur të plagosur katër persona të tjerë.Fillimisht, një kalimtar u përplas nga një fuoristradë, teksa po kalonte rrugën, duke plagosur rëndë shtetasin Bib Paloka, 65-vjeç, i cili u dërgua me urgjencë në Spitalin Ushtarak të Tiranës.Pak minuta më vonë, ai ndërroi jetë. Në një aksident të dytë, një motoçikletë është përplasur nga një kamionçinë, duke lënë të plagosur drejtuesin e mjetit të vogël. Burri u plagosur u dërgua në Spitalin Ushtarak.Aksidenti i tretë ka ndodhur në aksin Fushë Krujë-Vorë, kur një automjet tip Hyndai në fshatin Ametaq, i ka prerë rrugën një fuoristrade, duke sjellë përmbysjen e saj. Për pasojë, tre shtetas kanë mbetur të plagosur, fatmirësisht pa rrezik për jetën.