Genta-Rubensi, shembull klasik i dhunës psikologjike

Nga Dinejda
Shkruar ne 24 Pri 2012 ora 9:25am

Dialogu më i përfolur i javës ishte takimi i Gentës së “Big Brother” dhe ish-të dashurit të saj, Rubensit, pas fotove erotike të dala në shtyp.

Djali fillimisht e mohin se është ai njeriu që i ka publikuar, por në të njëjtën kohë, pranon se mund të bëhet fjalë për një rast hakmarrje, pasi Genta nuk iu bind dëshirës së tij për të mos u future në “Big Brother”.

Dhuna verbale, urdhëra si “pusho” apo “ulu atje”, si dhe mënyra se si bashkëbisedonte Rubensi me Gentën, të dashurën e tij të shtatë viteve, shokuan shumë prej ndjekësve të ngjarjeve në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

Por, pikërisht sepse ky lloj komunikimi mund t’i ngjajë shumë diskutimeve të çifteve shqiptare, ai u shndërrua një temë kryesore debate në emisionin e “Pasdites”, në “Top-Channel”.

I pari që dha një koment rreth fenomenit ishte vetë Edgari, që ka qëndruar me Gentën në shtëpinë e “Big Brother” që prej fillimit të programit. “Kam qenë afër gentës në disa raste. Praktikisht është kjo Genta që unë njoh, një njeri i nënshtruar, që ka sjellje krejt të ndryshme në vetëm gjysmë ore. Kalon nga një rezistencë, sharje e qarje, duke qarë hallin apo duke i bërë një masazh njeriut me të cilin po zihej. Në shtëpi ajo ka folur me këdo për Rubensin, por jo me mua. Tentoi disa herë, por unë e ndieja që kishte diçka që nuk shkonte dhe i kërkoja që të më fliste duke më parë në sy, nëse donte një koment nga unë dhe ajo nuk ishte kurrë në gjendje ta bënte këtë. E ndieja se kishte diçka, por jo të këtyre përmasave dhe pastaj nuk është se më interesonte shumë atje brenda”.

Nga ana e saj, Arjana Muçaj, pedagoge e shkencave sociale, edhe ajo e pranishme në studion e “Pasdites”, u ndal në një analizë të detajuar psikologjike. “Genta ka patur fëmijëri të vështirë, ka ndjerë mungesën e prindërve që jetonin në emigracion dhe shpesh fliste për mungesën e të ëmës, që është figura kryesore për një fëmijë. Këtu flasim për problematika të ndryshme gjatë rritjes, që asaj i kanë munguar të dyja figurat për t’i trajtuar dhe ka patur nevojë për shembuj, për t’u udhëhequr në jetën e saj”.

Përsa i përket fotove erotike dhe sjelljes tepër autoritare të Rubensit, Muçaj komentoi: “Besoj se me ato foto ka dashur të imitojë diçka, pavarësisht se janë shumë intime. Mënyra si iu drejtua Rubensi, që në momentin që Genta hyri në dhomë, tregonin qartë për pushtetin e tij fuqiplotë mbi të. Genta u tregua e dobët edhe gjatë bisedës, ndërsa shpërthente shpesh në lot dhe në një moment pati luhatjen për t’u largua nga shtëpia e “Big Brother”. Megjithatë, autoriteti i tij vazhdonte ekziston edhe kur ata bisedonin, çka tregon se marrëdhënia e tyre është ndërtuar e tillë. Gentës, mungesa e modeleve i ka sjellë problematikën që ka si rrjedhojë e imazhit publik që ka ndërtuar tani, sepse tashmë është një figurë e njohur dhe për të gjithçka do të bëhet publike”.