GJENDEN TRE TRUPA TË PA JETË NË ANIJEN COSTA CONCORDIA

Nga Dorjan
Shkruar ne 22 Mar 2012 ora 6:41pm

Më shumë se dy muaj nga përmbysja e anijes Costa Concordia në brigjet italiane një ekip shpëtimi ka gjetur tre trupa. Siç raportojnë mediat italiane, trupat besohet se janë zbuluar në një pjesë të anijes që ishte veçanërisht e vështirë për tu arritur.

Deri tani janë gjetur 28 trupa pa jetë në anije, e cila aksidentuar më 13 janar në ishullin e Xhilios, Itali.

Në kohën kur ajo u përplas me shkëmbinjtë në breg, mendohet se në bordin e saj udhëtonin rreth 4.200 persona, plus ekuipazhi.