Gjirokastër, kapen 90 kg marihuana, 3 në pranga

Nga Dorjan
Shkruar ne 11 Pri 2012 ora 3:41pm

GJIROKASTËR- 90 kilogramë lëndë narkotike e llojit marihuanë u sekuestruan nga policia e Gjirokastrës gjatë dy operacioneve të ndërmarra pas mesnatës së sotme, ndërsa tre shtetas janë shpallur në kërkim.

Burime zyrtare nga policia e Gjirokastrës bën të ditur se operacioni i parë i policisë u zhvillua në fushën e Dropullit përballë fshatit Grapsh, kur dy shtetas po transportonin në drejtim të Greqisë lëndë narkotike. Sapo kanë parë policinë që po i ndiqte dy trafikantët kanë flakur çantat dhe duke përfituar nga errësira janë larguar. 

Gjithsesi, policia mundi të bllokonte 60 kilogramë lëndë narkotike dhe të identifikojë autorët, që janë banorë të fshtatit Nepravishtë të Gjirokastrës.

Operacioni i dytë i policisë u zhvillua në afërsi të fshatit Nepravishtë, kur një shtetas nga fshati Bulo, që ka mundur t’i largohej policisë transportonte 30 kilogramë marihuanë.

Policia bëri të ditur se emrat e trafikantëve nuk bëhen publik për arsye hetimi dhe se lënda narkotike ishte blerë në fshatin Lazarat.