Gjirokastër, kapet 160 kg drogë, tre në pranga.

Nga Dinejda
Shkruar ne 28 Mar 2012 ora 11:35am

Gjirokastër – Një sasi prej 160 kilogramësh drogë u sekuestrua mëngjesin e sotëm nga policia e Gjirokastrës.Operacioni i koduar “Gllava”, përfundoi me arrestimin e tre personave, ndërsa një i katër është shpallur në kërkim. Gjatë aksionit është arrestuar  shtetasi Algert Naçi, 28-vjeç, Edmir Maça, 31-vjeç, Vision Katirai (drejtuesi i mjetit të drogës) 18-vjeç dhe është shpallur në kërkim Dorian Shehu, nga Tepelena, 21-vjeç.Droga e hedhur në fshatin Miricë, ishte e mbështjellë në 145 pako me letër natriban, dhe secila pako peshonte 1.1 kg.Droga vinte nga Lazarati dhe kishte destinacion Fierin. Policia ka sekuestruar dy automjete, në të citë ndodhej lënda narkotike, përkatësisht një Audi A 4 dhe një tjetër tip Ford.