Gjirokastër, ndalohen dy persona, u kapën me drogë.

Nga Dinejda
Shkruar ne 27 Mar 2012 ora 11:48am

GJIROKASTËR- Të paktën 220 gr lëndë narkotike u bllokua, ndërsa dy persona u ndaluan, njoftoi sot policia e Gjirokastrës, në jug të vendit.

“Riz Nokshiqi dhe Friol Dizdari nga Tirana, që të dy nga 31 vjeç, u ndaluan pranë Ujit të Ftohtë, rreth 5 km larg Tepelenës, teksa po udhëtonin në automjetin tip “Golf 4”, me targa KS 03193 AO, drejt kryeqytetit me 220 gr lëndë narkotike”, thuhet në komunikatën e policisë.

Të njëjtat burime thanë se lënda narkotike, e mbështjelle me plastmasë me ngjyrë blu, ishte fshehur në sedilien e parë të pasagjerit. Polica shton se tashmë një procedurë ligjore për paraburgimin e dy të rinjve ka nisur, ndërsa lënda narkotike dhe automjeti u bllokuan si provë materiale.