Gjirokastër, nis rikonstruksioni i 3 monumenteve të kulturës

Nga Dorjan
Shkruar ne 17 Pri 2012 ora 8:33pm

GJIROKASTER- Ka nisur keto dite ne Gjirokaster rikonstruksioni i tre banesave monument kulture te kategorise se pare.

Burime zyrtare nga drejtoria e monumenteve ne Gjirokaster bejne te ditur se pasi eshte levruar nje pjese nga fondi prej 20 milion lekesh i planifikuar per rikonstruksionin e shtepive te Ficajve, Kokobobove dhe Cuberateve, kane filluar edhe nderhyrjet restauruese ne keto banesa. Ne muajt ne vijim, ndersa punimet do te vazhdojne normalisht pritet edhe celja e pjeses se mbetur te fondit dhe rikthimi ne identitet i ketyre banesave nga me te njohurat ne Gjirokaster.

Sipas drejtuesve te drejtorise se monumenteve, 7,6 milion leke jane akorduar per shtepine e Ficajve, qe eshte dhe me e demtuara, ku do te riparohen catia, dritaret, muret etj.

Drejtori i monumenteve te kultures ne Gjirokaster, Spartak Derrasa, tha se ne te tria banesat do te respektohen me rigorozitet projektet e pergatitura nga specialistet, duke ruajtur karakteristikat, sidomos ne tavane dhe dysheme, ku keto elemente jane me te spikatur.