Gjirokastër, sekuestrohen 170 kg lëndë narkotike.

Nga Dinejda
Shkruar ne 09 Maj 2012 ora 10:24am

GJIROKASTER – Policia e Gjirokastrës finalizoi me sukses një operacion antidrogë në Sofratik dhe sekuestroi rreth 170 kg lëndë narkotike të llojit marijuanë.

Operacioni u krye në orët e para të mëngjesit të sotëm nga sektori antidrogë, FNSH-ja dhe shërbimet e kufirit.

Mësohet se lënda narkotike u gjet në një automjet të braktisur, ndërkohë që policia identifikoi pronarin e mjetit dhe e shpalli atë në kërkim