Gjoba për këmbësorët

Nga Dinejda
Shkruar ne 18 Maj 2012 ora 5:41pm

Personat të cilët kapen nga policia duke shkruar mesazhe derisa ecin në qytetin Fort Lee, New Jersey (USA), do të paguajë një gjobë.

Ligji i ri u miratua për shkak të rritjes së numrit të aksidenteve në të cilën këmbësorët janë vrarë për shkak se ata kalonin rrugën aty ku nuk duhet, apo nuk i kushtojë vëmendje trafikut, ndërsa kalojnë rrugën.

Policia në Fort Lee, tha se këmbësorët janë të ekspozuar vazhdimisht rrezikut sepse ata nuk i kushtojnë vëmendje trafikut, raporton Sky News.

Policia ka shtuar numrin e patrullave të cilat kërkojnë udhëtarët e “rrezikshëm” që nuk respektojnë rregullat. Ajo ka ndarë edhe pamflete me shpalljen e ligjit të ri.

”Sms u tërheq vëmendjen. Këmbësorët nuk shikojnë se ku shkojnë. Nuk janë në dijeni të mjedisit të tyre”, tha Thomas Ripoli, shefi i policisë në Fort Lee.