Grabitësi sulmon bankën, vritet arkëtarja

Nga Dinejda
Shkruar ne 27 Mar 2012 ora 6:14pm

Tiranë – Një ngjarje e rëndë u regjistrua sot në Tiranë, ku arkëtarja e një banke ka humbur jetën, pasi një grabitës e ka qëlluar me armë teksa tentonte të merrte  paratë në filialin e bankës.Policia bëri me dije se viktima është arkëtarja Leonora Kaloçi, 45-vjeçe, nënë e dy fëmijëve.Nga ngjarja ka mbetur i plagosur edhe roja i sigurisë, Skënder Elmazi, 50-vjeç, i cili ndodhet në gjendje të rëndë në Spitalin Ushtarak të Tiranës.Ngjarja u regjistrua rreth orës 15:00 zonën e quajtur “Xhamlliku” në kryeqytet, në filialin e bankës NBG. Grabitësi, pasi ka hyrë në ambientet e bankës, ka kërkuar dorëzimin e parave, por ka hasur në rezistencë.Më pas, i maskuari ka qëlluar me armë, duke lënë të plagosur rëndë arkëtaren, e cila ndërroi jetën disa minuta më vonë në Spitalin Ushtarak të Tiranës, si dhe rojën e sigurinë. Forcat e rendit kanë rrethuar zonën dhe po zhvillojnë hetime intensive.Policia ka krijuar tashmë identikitin e autorit, i cili dyshohet se është rom. Ai është larguar nga pjesa e pasme e bankës menjëherë pas krimit. Organet e hetimit kanë sekuestruar edhe pamjet filmike të bankës.