GRABITET MAKINA E KREUT TË BASHKISË FIER, BAFTJAR ZEQO

Nga Dorjan
Shkruar ne 27 Mar 2012 ora 10:53pm

Fier – Viktimë e grabitjes është bërë “qytetari i parë” i Fierit. Persona ende të pa identifikuar kanë grabitur makinën personale të kryetarit të Bashkisë Fier, Baftjar Zeqos.

Vjedhja ka ndodhur një ditë më parë ndër bëhet e ditur se makina e vjedhur është e tipit “BMW”, vlera e të cilës është më shumë se 25 milion lekë të vjetra.

Zeqo në zgjedhjet lokale të 8 majit 2011 fitoi të tretin mandat si kryetar i bashkisë së Fierit si kandidat i Partisë Socialiste.