Grabitja e bankës, 10 mijë euro për identifikimin e autorit

Nga Dorjan
Shkruar ne 27 Mar 2012 ora 9:50pm

TIRANË - Policia e kryeqytetit do të shpërblejë me 10 mijë euro personin që do të japë informacione të vlefshme që të çojnë në identifikimin dhe kapjen e autorëve të ngjarjes së mesditës së sotme pranë sheshit “Shtraus” në Tiranë, kur gjatë një tentative për vjedhje me armë të filialit të NGB, mbeti i plagosur roja i Bankës, 53-vjeçari Skënder Elmazi, dhe humbi jetën punonjësja e Bankës, 45-vjeçarja Leonora Kaloci.

Përmes një komunikate zyrtare mbrëmjen e së martës, Policia e Tiranës sqaron gjithashtu se për personin që do të japë informacionin e saktë, që do të çojë në kapjen e autorit të kësaj ngjarjeje kriminale, do të ruhet anonimati i tij.

Në dispozicion të marrjes së informacionit do të jenë edhe numrat e kontakteve me drejtuesit e Policisë së kryeqytetit ; 069 41 10 364/ 069 41 00 751/ dhe 069 41 02 018, ku informacioni mund të jepet edhe përmes një mesazhi në SMS.