Grabitje me armë në zyrat e komunës Hor-Vranisht, merret peng financierja

Nga Dorjan
Shkruar ne 20 Apr 2012 ora 2:12pm

VLORE – Grabiten me armë e maska zyrat e komunës Hor-Vranisht në rrethin e Vlorës. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm, kur sipas policisë, një person i armatosur dhe i maskuar ka hyrë me armë zjarri në zyrat e komunës dhe ka detyruar financiaren të hapte kasafortën, nga ku ka marrë një shumë parash.

Për tu siguruar se askush nuk do të ndërhynte, grabitësi ka marrë peng financieren, duke e lënë të lirë pas 600 metrash rrugë. 

Policia konfirmon se gjatë kësaj kohe grabitësi ka qëlluar në ajër me armë zjarri tip automatik. Paraprakisht dyshohet se grabitësi ka mundur të marrë një shume prej 1 milion lekësh të vjetra. Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit.