Greqi, lirohen nga burgu të dënuarit deri në 5 vjet heqje lirie

Nga Dinejda
Shkruar ne 29 Mar 2012 ora 11:16am

ATHINE – Gjykata e lartë greke propozon lirimin e të gjithë personave të dënuar deri në 5 vjet heqje lirie, për vepra të ndryshme penale.

Ata persona që janë dënuar mbi 5 vjet burg, nuk do të përfitojnë, pasi në propozimin e Gjykatës së Lartë theksohet se duhet të lirohen të gjithë ata që janë dënuar deri në 5 vjet.

Sipas Drejtorit të burgut të Halkidës, në propozimin 3/2012 thuhet se të burgosurit që janë dënuar më pak se 5 vjet, lirohen menjëherë në zbatim të ligjit 4043/2012, me urdhër të prokurorëve vendorë në rastet kur: 

1) Dënimi i tyre është 3 vjet dhe kanë kryer 1/10 e kohës së tij

2) Nëse dënimi i tyre është nga 3-5 vjet dhe kanë kryer 1/5 kohës së tij

Zv/prokurori i Gjykatës së Lartë thekson se në paragrafin 1 të ligjit 4043/2012 thuhet se “duhet të lirohen të gjithë të dënuarit deri në 5 vjet” dhe shton se “të gjithë ata që janë dënuar më shumë se 5 vjet, nuk mund të përfitojnë lirinë”.

Nga ky propozim përfitojnë qindra shqiptarë, të cilët janë dënuar për sasi të vogla lëndësh narkotike apo për vepra të tjera.