Greqi, neonazistët në parlament: Të çlirojmë Vorio-Epirin.

Nga Dinejda
Shkruar ne 09 Maj 2012 ora 10:36am

ATHINE- Ne përpiqemi për një Greqi të madhe, për bashkimin me Qipron dhe çlirimin e Epirit të Veriut”. Kjo ka qenë deklarata e bërë nga kreu i partisë neo-naziste “Agimi i Artë”, e cila tashmë do të ketë 21 deputetë në Parlamentin e ardhshëm të Greqisë.

Në deklaratën e tij, Nikolaos Michaloliakos është shprehur se partia e tij është për të sjellë përsëri ligjin dhe rendin në vend, e jo për të vrarë burra të moshuar dhe emigrantë të moshuar.

Deklarata në fjalë është bërë gjatë prezantimit të parë të kësaj partie, pas përfundimit të numërimit të votave, ku Michaloliakos është shfaqur i shoqëruar nga truproje, të cilat u kanë kërkuar gazetarëve të ngrihen në këmbë në momentin që do hynte kryetari.