Greqi, plagoset rëndë me armë një shqiptar.

Nga Dinejda
Shkruar ne 14 Mar 2012 ora 9:55am

Athinë – Një shqiptar mbeti i plagosur sot në mëngjes në Athinë, kur një person ka qëlluar me armë në drejtim të tij.Policia greke bëri të ditur se shqiptari është qëlluar teksa ishte në makinën e tij. I dëmtuari është 29-vjeç, ndërsa emri i të cilit nuk bëhet i ditur.Forcat e policisë greke shkuan në vendin e ngjarjes ku kanë nisur hetimet. Shqiptari është transportuar për në spital ku mësohet se është në gjendje të rëndë shëndetësore.