Greqi, taksia bie në det, vdes emigrantja shqiptare

Nga Dinejda
Shkruar ne 12 Mar 2012 ora 7:29pm
IGUMENICE - Një 30 vjecare shqiptare humbi jetën, kur taksia me të cilën udhëtonte, në rrethana ende të paqarta ra në det pranë portit të Igumenicës.

Emigrantja shqiptare, 30 vjec ishte duke udhëtuar me taksinë, drejtuesi i të cilës humbi kontrollin dhe ra në det.

Gruaja mbeti e bllokuar në makinë dhe u desh ndërhyrja e zhytësve të specializuar për ta nxjerrë nga makina, por kjo nuk mjaftoi që jeta e saj të shpëtonte, pasi 30 vjecarja ndërroi jetë në spitalin e Igumenicës.

55 vjecari, shoferi i taksisë, doli më parë nga uji edhe me ndihmën e punonjësve të portit dhe është në gjendje të mirë shëndetësore.

Policia po heton për rrethanat e aksidentit tragjik.