Greqi, vetëvaret në qelinë e burgut i dënuari shqiptar

Nga Dinejda
Shkruar ne 11 Maj 2012 ora 12:29pm

TRIKALA – Një i dënuar shqiptar në burgun e Trikalas në Greqi, i dha fund jetës sot në mëngjes duke u vetëvarur në qelinë e tij.

30 vjeçari shqiptar, Paulin Kola, u gjet i vetëvarur në qelinë e tij nga zyrtarët e burgut, të cilët u përpoqën t’i japin ndihmën e parë për ta mbajtur në jetë, por ishte e kotë.

I burgosuri shqiptar, vuante dënimin me 10 vjet në burgun e Trikalas, i akuzuar për një mori grabitjesh. 

30 vjeçari u transportua në spitalin e qytetit ku do të bëhet ekzaminimi mjeko-ligjor.

Policia po heton për shkaqet e vetëvrasjes.