GRUAJA QE I KA LIND TE TRE FEMIJET NE 29 SHKURT.

Nga Dinejda
Shkruar ne 22 Mar 2012 ora 7:20pm

Gruaja amerikane ( Louise Estes ) ka habitur të gjithë kur ka lind dhe fëmijën e tretë më datë 29 shkurt 2012.

Lindja e dy fëmijëve të tjerë, Remington, lindur më 29 shkurt të 2008 dhe Xavier, i lindur më 29 shkurt të 2004.
Lindja e djalit më të madh më 29 shkurt ka qenë një rastësi, pohojnë bashkëshortët, ndërsa për sa i përket dy të tjerëve diçka e tillë ka qenë disi më e programuar.

Për sa i përket shtatzënisë së fundit çifti nisi përpjekjet që në fund të vitit 2010 dhe doktorët i bënë të ditur se lindja do të bëhej më 24 shkurt, duke hequr mundësitë nga rekordi i veçantë që kërkoi çifti.

Megjithatë diçka e tillë nuk ndodhi dhe si për çudi doktorët pritën lindjen e fëmijës më datë 29 shkurt.

Rekordi i rrallë u arrit për çiftin.

Megjithatë lindja e tyre në këtë datë, nuk është një rast unik pasi më 29 shkurt regjistrohet dhe lindja e vëllezërve norvegjez respektivisht në vitet 1960, 1964 e 1968.

Në krahun tjetër çifti ka premtuar se do të provojë dhe një tentativë të katërt e cila parashikohet në vitin 2016