Hapnin rrugën e fshatit me dinamit, plagosen rëndë tre të rinj

Nga Dinejda
Shkruar ne 24 Pri 2012 ora 9:36am

MAT- Tre banorë nga Mati u plagosën rëndë nga shpërthimi i dinamitit, teksa ishin duke punuar për hapjen e një rruge në mënyrë private. Burime nga policia lokale pohojnë se ngjarja ndodhi pasditen e djeshme në fshatin Dars.

Mësohet se vëllezërit Festim e Fatjon Gjeta, si dhe Edmir Nura u gjetën pa ndjenja në rrugë dhe u dërguan urgjentisht me helikopter drejt Tiranës. Sipas policisë, vëllezërit Gjeta dhe bashkëfshatari i tyre, Nura, kanë pësuar dëmtime në pjesë të ndryshme të trupit, sidomos në kokë.