Harta e Shqipërisë, e profetizuar 2500 vjet më parë?

Nga Dorjan
Shkruar ne 01 Maj 2012 ora 6:00pm

Varri 2500-vjeçar i zbuluar në Korçë, profetik për formën e sotme të hartës së Shqipërisë!

 

Ky varr që është identik me hartën e Shqipërisë së sotme, është zbuluar para 7-8 vjetësh, në tumën e Kamenicës (7 km) në Jug të qytetit të Korçës. Varri është i vjetër mbi 2500-vjeçar.

Por e veçanta e tij, veç vjetërisë së krijimit dhe vlerës historike, sigurisht habi përbën forma e tij!

Gjë që siç u përmend më sipër, është pikë për pikë me formën e hartës së Shqipërisë së sotme zyrtare.

Si mendoni: A është ky varr shprehje e një profecie të kahershme për fatin e Shqipërisë!?