HISTORIA E SHQIPTARIT QË U DËNUA ME 16 VITE BURG PADREJTËSISHT

Nga Dorjan
Shkruar ne 28 Mar 2012 ora 7:04pm

Britanikja “ The Guardian: i dedikon sot një shkrim historisë së një shqiptari, Edmond Arapi, i cili është është mbajtur në burg padrejtësisht, pas arrestimit të gabuar të tij.

Një gjykatë italiane, shkruan Guardian,  është njohur me rastin e Edmond Arapit, një shqiptar, i cili tani jeton në Staffordshire. Arapi pretendon kompensim nga autoritetet italine për arrestimin e tij të gabuar, dhe mbajtjen me pa të drejtë në burg.

Në vitin 2006, pa dijeninë e tij dhe në mungesë, Arapi u dënua për vrasje nga një gjykatë italiane dhe ka marrë një dënim me gjashtëmbëdhjetë vjet burg. Në fakt, Arapi, i cili është 31 vjeç, se kishte vizituar asnjëherë qytetin italian të Xhenoas, ku ka ndodhur vrasje për të cilën akuzohet, dhe kishte një alibi, që e vendoste atë në një kafene në Staffordshire në kohën e krimit.

Arapi është rritur në afërsit të qytetit të Fierit në Shqipëri, dhe ka mbërritur si emigrant ilegal në vitin 2000 në Britaninë e Madhe, ku është takuar me gruan e tij, Xheroxhina, një vit më vonë. Ata tani kanë tre fëmijë të vegjël dhe Arapi punon si kuzhinier. Ai ka qenë jashtë Britanisë së Madhe vetëm dy herë në 10 vitet e fundit. Një herë, për një kohë mjaft të shkurtër në vitin 2006, për të vizituar Shqipërinë, ku dhe ka kurorëzuar lidhjen e tij me Xheorxhinën me martesë, dhe rasti i dytë, për 4 javë pushime në Shqipëri në vitin 2009.

Siç raporton Guardian, ai ka qenë vetëm në momentin e arrestimit në aeroportin e Gatëick në vitin 2009, ndërsa kthehej nga pushimet në Shqipëri. Konfuzioni kishte lindur për shkak të ngatërrimit të identitetit: personi i kërkuar për vrasje kishte një emër të ngjashëm dhe vinte nga e njëjta zonë e Shqipërisë.

Megjithatë, ndërsa procedurat e ekstradimit u zhvilluan, Arapi u mbajt për disa javë në burg në Angli, duke mbajtur në akth familjen e tij të re, dhe gruan shtatzënë. Pas një fushate të udhëhequr nga shoqata, Gjykimet e Pastra Ndërkombëtare (FTI), autoritetet italiane pranuan se ishte bërë një gabim  në këtë çështje.

Nuk është ende e qartë nëse autoritetet italiane do të pranojnë nëse Arapi ka të drejtë në kërkesën e tij për kompensim, pas asaj që ndodhi, por ky veprim thotë The Guardian, mund të ofrojë një precedent të rëndësishëm për rritjen e rasteve që përfshijnë ekstradimin e personave që më vonë fitojnë pafajësinë për krimit për të cilat janë akuzuar.

“Edmond Arapi nuk bëri asgjë të gabuar, por u dënua për vrasje, kaloi javë në burg dhe ka jetuar me kërcënimin e ekstradimit për një vit,” tha Jago Russell, shefi ekzekutiv i FTI. “Tani është koha që autoritetet italiane të njohin vuajtjet që i kanë shkaktuar Edmondit dhe familjes së tij, dhe për Bashkimin Evropian është koha të përmirësojë në mënyrë të shpejtë sistemin për ekstradimin, me qëllim mbrojtjen e rasteve të tjera, të ngjashme, në të ardhmen.