Historia tragjike e 6-vjeçares që vuan nga një sindromë e rrallë

Nga Dorjan
Shkruar ne 11 Qer 2012 ora 4:59pm

Liu Jiangli

Vogëlushja Liu Jiangli ka vuajtur në gjashtë vite jetë më shumë nga çmund të vuajë një njeri i zakontë gjatë gjithë jetës së tij.

Në më shumë se 60 për qind, trupi i saj është i mbuluar me një lloj gëzofi të zi.

Por kjo nuk mjafton për të, pasi më e keqja do të vijë. Për shkak të gjendjes së saj të rrallë, e cila prek vetëm 1 në 1 miliard njerëz, ajo u braktis nga dy prindërit e saj.

Kur ishte vetëm 2 vjeç, ajo u braktis nga nëna, e menjëherë më pas babai e çoi në një çerdhe e nuk u kthye më për ta marrë.

U deshën gjashtë muaj dhe disa lajmërime nëpër gazeta që gjyqi i saj dhe një nga të afërmit të paraqiteshin në çerdhen e fëmijëve për të marrë vajzën. Liu Mingying është kujdesur për të që nga ajo kohë.

Për fat të keq, vajza është tejet e mbyllur në vetvete pasi fëmijët e tjerë ose e kanë frikë ose tallen me të. Mjekët ende nuk kanë një shpjegim për gjendjen e rrallë të vajzës.

Megjithatë, është shumë e ngjashme me një sindromë të njohur si Hypertrichosis Universalis, e cila bën që i gjithë trupi të mbulohet me qime, e po ashtu prek 1 në 1 miliardë njerëz.