HOMOFOBËT JANË MË TË TËRHEQUR NGA SEKSI I NJËJTË?

Nga Dorjan
Shkruar ne 09 Apr 2012 ora 2:49pm

Homofobët janë më të tërhequr nga seksi i njëjtë, por nuk e pranojnë diçka të tillë. Ky është rezultati i një serie studimesh psikologjike në Nju Jork, Eseks dhe Kaliforni. Kërkuesit kanë zbuluar prova se njerëzit homofobikë tentojnë të mbulojnë seksualitetin e tyre të vërtetë për shkak se shpesh janë rritur në familje ku të jesh gay është e papranueshme.

Netta Weinstein thotë se vetë heteroseksualët në testet e tyre kanë treguar se kanë një tërheqje të fortë për seksin e njëjtë.

Kurse Richard Ryan thotë se vetë homofobikët shpesh janë në luftë me vetveten për këtë çështje dhe konfliktin e brendshëm e shndërrojnë në konflikt të jashtëm.

Kërkuesit thonë se përfundimet kanë ardhur pas katër eksperimenteve me studentë në SHBA dhe Gjermani.