Londër, 29 prill – Studio londineze e dizajnit „Sejmurpauel” e ka punuar projektin për një hotel fluturues që iu dedikohet të pasurve.
Nën kulmin e hotelit ekologjik „Erkruz”, i cili qëndron në ajër nëpërmjet një rezervuari të mbushur me oksigjen, janë të vendosura 9 apartamente luksoze.
Sipas fjalëve të dizajnerit kryesor të kompanisë Nik Talbot, një cepelin i këtillë duhet të ketë pajisje të madhe, por pesha nuk guxon të jetë shumë e rëndë.
„Erkruz” ka mundësi të pranojë më së shumti 100 njerëz, nga ta, 20 do të jenë anëtarë të bordit.
Hoteli luksoz fluturues do jetë i lartë 265 metra. Edhe pse deri tash ekziston vetëm studimi i rastit për fluturaken futuriste, kompania koreane „Samsung” tash,ë ka shfaqur interesim që të merr pjesë në realizimin e projektit