Humbi prej 3 ditësh, gjendet i vdekur pranë transofmatorit

Nga Dinejda
Shkruar ne 04 Pri 2012 ora 10:21am

Malësi e Madhe – Një i ri ishte zhdukur prej tre ditësh në rrethin e Malësisë së Madhe, por pasditen e shkuar u gjet i vdekur pranë një kabine elektrike.Viktima është shtetasin Daniel Arra, 23-vjeç, nga fshati Omaraj i Malësisë së Madhe.Policia lokale bëri me dije se i riu ka gjetur vdekjen pas kontaktit me rrymën elektrike. Familjarët denoncuan zhdukjen në polici dhe menjëherë nisën kërkimet. Hetimet po vazhdojnë për të zbardhur ngjarjen.Rastet e vdekjeve të tilla po shtohen bajagi kohët e fundit, pasi të rinjtë shkojnë për të mbledhur materiale për skrap, për t’i shitur më pas.