I ngulet gozhda në zemër, mbijeton

Nga Dorjan
Shkruar ne 07 Apr 2012 ora 4:16pm

Një 52-vjeçar në Nju Xhersi po rekuperohet me shpejtësi pasi një gozhdë 10 centimetra e gjatë i ishte ngulur aksidentalisht në zemër.
Dennis Hennis, një ndërtues, po punonte në çatinë e fqinjit të tij kur padashje shkrepi pistoletën me gozhda, një prej të cilave depërtoi në të djathtë të zemrës.
Hennis u përpoq ta hiqte atë, por papritur kaloi në arrest kardiak. Ai u transportua menjëherë në një qendër spitalore dhe iu nënshtrua operacionit.
Pas ndërhyrjes së kirurgëve, 52-vjeçri shpëtoi dhe i tha mjekut të tij, doktor Michael Rosenbloom, se ndihej sikur kishte fituar llotarinë. 

Ngjarja ndodhi teksa familja e ndërtuesit po përgatitej të festonte lindjen e një fëmije të saj, që përkonte pikërisht me ditën e lindjes së Hennis, i cili ndihet i lumtur që shpëtoi.

“U bëra me nip ditëlindjen time, më 23 mars dhe një javë më vonë jam pothuajse i vdekur. Por tani ne mund t’i festojmë të dyja ditëlindjet bashkë”, tha Hennis.

52-vjeçari do të dalë nga spitali së shpejti, në kohë për të festuar ditëlindjet me familjen e tij, e cila u shqetësua tej mase nga incidenti që mund t’i kishte marrë jetën.