I riu jeton dy muaj i fshehur në zyrat e AOL

Nga Dinejda
Shkruar ne 28 Maj 2012 ora 11:05am

I riu pasi kishte shkuar në Palo Alto për tu trajnuar në kompaninë AOL kishte ngelur pa para dhe pa një shtëpi, por kishte vënë re se mund të hynte e të dilte nga zyrat e AOL ku kalonte ditën duke punuar. Kështu i vendosur për të ndjekur ëndrrën e tij Eric Simons vendos të banojë në mënyrë të fshehtë në ambjentet e kompanisë ku ditën punonte.

Eric Simons pasi kishte mbërritur në Silicon Valley bashkë me shokët e tij dhe me një financim prej 20 mijë dollarësh shpejt është gjendur i vetëm dhe pa asnjë dollar por nuk është dorëzuar përballë qëllimit të tij. ëndrra e të riut ka qenë krijimi i një kompanie të re të ashtuquajturat startup, dhe mesa duket ja ka dalë. 

Simons ka krijuar një kompani e cila synon që të përmirësojë mësimdhënien dhe të lehtësojë punën e nxënësve me ndihmën e internetit. Ai vetë 19 vjecar sapo ka mbaruar liceun, Simons një student mesatar ka mundur të marrë pjesë në një program të kolosit amerikan të komunikimeve.

Në ambjenmtet e AOL Simons kaloi dy muaj në mënyrë të fshehtë duke punuar gjatë gjithë ditës ai futej natën në zyra dhe flinte në divanët e një dhome të vogël, është ushqyer me ushqimet që gjente aty dhe madje në mëngjes shkonte dhe në palestër ku edhe lahej. Pas gjithë kësaj ai paraqitej edhe një herë në zyrë për të filluar punën duke u shtirë si punonjës i kompanisë.

Pasi e kanë zbuluar, Simons nuk ka mundur më të jetojë brenda zyrave të AOL por i kanë lejuar që të vijojë të punojë aty gjatë ditës, në këmbim ama ai ka fituar një tjetër financim prej 50 mijë dollarësh kësaj rradhe me të cilat ka marrë një shtëpi me qera në Palo Alto si dhe ka punësuar një inxhenjer dhe dy punonjës për kompaninë e tij e cila ka filluar të njihet në treg.