Intervista: Flet ish aktorja, ish-këngëtarja Edi Luarasi

Nga Reporter
Shkruar ne 27 Apr 2011 ora 10:36pm

Para disa ditësh në Pogradec u zhvillua mbrëmja poetike “Pojanaku, magjia e fjalës”, e organizaur nga Bashkia e Pogradecit , mbi krijimtarinë e poetit Dhimitër Pojanaku. Në këtë mbrëmje pata fatin të marr udhën për në Pogradec me ish aktoren e talentuar Edi Luarasi dhe me këngëtaren e mirënjohur  Anita Take. Ishte një mbrëmje e magjishme pasi pjesamrrja e dy personaliteteve të mësipërme dhe e këngëtarit Kujtim Prodani, Zamira Kitës, Mimoza Shahollit, e kishin mbushur sallën e aktivitetit plot e përplot. Por ajo që më solli sadisfaksion të veçantë, ajo që më bëri të mos e ndjej rrugën sadopak ishte biseda me dy gratë që kanë lënë gjurmë në kulturën shqiptare me Edi Luarasin dhe me Anita Take. Ato natyrshëm plot emocion dhe çiltër rrëfyen një pjesë të vogël të jetës së tyre mbushur me ngjarje dhe me peripeci. Askush sot në demokraci s’mund të mendojë se sa vështirë e kanë pasur jetën këtë njerëz që ne i quajmë personalitete, dhe që kanë jetuar si njerëz tepër të thjeshtë. Aty mësova se midis Edit dhe Anitës ka pasur një shoqëri të madhe në rininë e tyre. Me Edi Luaarsin ishte hera e parë që bisedoja dhe u befasova me kujtesën dhe mënyrën e të komunikuarit, ndësra me Anita Taken kisha 3 vjet pa e takuar, pas një interviste që ajo kish mbetur e kënaqur. Ato e plotësonin njëra tjetërn në bisedë sikur të kishin një jetë të panadar nga njëra tjetra dhe pse jeta i kish ndarë që në vitin 1973…

– Si ishte fëmjirëia e Edit?

E zhurmshme. Shumë e hareshme. Një fëmini plot ëndrra, dëshira. Një fëmijëri që më gjente në shkallët e Shtëpisë së Pionerit. Aty gjeja veten, aty plotësoja çdo boshllëk të kohës. Aty që në moshë 9 vjeç fillova të këndoj. Mu hap një dritare në jetë.

– Edi një emër kaq i lakur i aktrimit shqiptar, nuk kishte si ëndërr të parë skenën e teatrit apo sheshet e xhirimit?

Hëm..Aktrimi, lindi athere kur se prisja tek unë. Lindi kur isha dashuruar me diçka tjetër. Isha e dashuruar me këngën, me muzikën. Pra, që në moshë të re fëminore unë kisha në zemër këngën, muzikën. Këndoja në shumë aktivitete që organizonte Shtëpia e Pionierit. Këngët ishin nga më të ndryshmet. Kryesisht të muzikës së lehtë por edhe disa popullore apo lirike. Mund të them se ishin këngë të specifikuara për zërin tim. Port ë gjithë më thoshin se zëri im ishte pjekur para kohe. Pra nuk ishte si zëri i bashkmoshtareve apo i atyre që ishin dy apo tre vjet më të mëdha. Ishte një zë më i pjekur, më i plotësuar, më i trashë.

Ndërhyn Anita Take: Edi ishte nëj këngëtare më e plotësuar për moshën. Unë kur e dëgjoja habitesha, Se besoja që të kishte një zë kaq të mbushur, për moshen. Dua të them se disa nga këngët e saj I këndova unë kur ajo e la këngën.

– Si ishte Edi në fëmijëri një vajzë e urtë, e qetë, e dëgjuar>

(qesh),  Ahaa… Mos më pyet si isha. Mos më pyet.  Aha…Kam qenë nëj fëmijë shumë i hedhur shumë i lëvizshëm, shumë çapkëne. Isha një fëmijë që gjithmonë lozja futboll me çuna. Më shumë rrija me çuna se me goca. Kohën më të madhe me ta e kaloja. Isha e gatshme të grindesha për çdo gjë.

-Përveç futbollit kishe tjetër hobi në fëmijëri?

Po. Përveç këngës, hobi kisha biçikletën. Kisha një biçikletë “Bianka” të vogël që se lëshoja kurrë nga vetja. Me të ndihesha sikur kisha avion. Më dukej vetja më e rritur më e sigurtë më e diferencuar. Skam lënë rrugë të Tiarnës pa gjezdisur. Më jepte nëj kënaqësi të veçantë.

– Ishe grindavece?

Mos o zot. Isha gati të zihesha për hiç mos gjë. Si duroja padrejtësitë. S’kishte çun që të grindej me mua. Grushtin e kisha të parin. Mbaj mend që më ka thënë motra që e kish ngacmuar një çun. I thashë të më tregonte kush. Nuk ja përtova. Ja vesha me grusht. Ai u pataks.

Ndërhyn Anita Take: Eh Edi, kush nuk e njhte në Tiranë. E pashme, çamarroke, e dashur, e hedhur. Binte në sy kudo. Ne fmerat i trembeshim. Të bije në duar të Edit…(ahaaaaaaa). Por gjithmonë me të drejtë, pasi ishte vajzë me karakter. E gjendur, shpirtmirë. Edi diskutohej kudo në atë kohë. Apo s’ecte me bicikletë.

– Pra këngëtare, mos vallë rastësisht u ngjitët në skenë?

Aspak. Skena erdhi papritur tek unë. Erdhi si nje pranverë e shpejtë por e heshtur. Erdhi si një diell i papritur pas një shiu të madh. Erdhi dhe më mbushi zemrën, më ndriçoi rrugën.

– Pse kaq romantike për këtë pikë Edi?

Sepse e tillë ishte ajo kohë për mua ai moment për jetën time. Unë këndoja në Estradën e Shtteit , pra isha kënëgtare. Këdoja siç tha dhe Anita Take. Isha 17 vjeçe në atë kohë dhe ëkndoja këngë që ishin të ëvshtira për zërin dhe po e dëmtoja zërin me ato këngë të ëvshira. Zëri po më trashej. Kordat po më prishehsin. Në këtë kohë në Estradën e Shtetit ku ishte regjisor Mihallaq Luarasi, këkrohej një personazh për një rol. Duhej një vajzë tip llasticë, e përkëdhelur, lajaktare, plot nzae. Këkonin në estardë po nuk e gjenin. Kur Mihalalqit i ra ndër mend për mua. Më thirri dhe më ofroi rolin. Në fillim ngurova. Se kisha mendiuar veten se mund të bëhesa aktore. Por me këmbnguljen e tij pranova. Mihallaqi ishte nje regjisor që kishte shumë ide. Të gjithë e shihnin si një njeri tjetër. Ai kishte mabruar në Hungari për regji me nota të shkëlqyera. Ai binte në sy kudo në Tiranë. Edhe veshja e tij edhe e folura kishin tjetër aromë.

Ndërhyn Anita Take: Mihallaq Luarasi në atë periudhë shihej ndryshe edhe nga sigurimi i shtetit. Unë kasha frikë të rija me të, pasi ishte shumë i civilizuar shumë i emanipuar, Unë isha femër e ndrojtur dhe s’para shoqërohesha me djemtë. Edhe bashkshortit tim i thoja se kam frikë të shoqërohemi me Mihallaqin për ato ç’ka thashë më lart. Pasi në të vëretëtë ai ishte njeri i kompletuar, shumë i kulturuar. Vishte një këmishë që jakën e kishte prerjen afërsisht si femrat. Në dimër mbante një shall që e lidhte ndryshe. Dis kutohej në rrethet artistike si njeri me shije perëndimore. Shallin e hshte në qafë që të tërhiqte vëmendjen.

– Dhe si rrodhi biseda për rolin me Mihallaqin?

Ai ma sqaroi disa herë duke më thënë se do të më ndihmonte dhe ai. U binda, Pranova. Pra roli im i parë ka qenë ai i një vajze çapkëne me Estradën e Shtetit kur isha vetëm 17 vjeç. Pas përfundimit të rolit më duatrokitën. Mihallaqi ngeli shumë i kënaqur. Më përqafoi. Se besoja se kisha realizuar një rol që do më ndryshonte rrjedhën e jetës. Pas tij, Mihallaqi më besoi edhe dy tre role të tjerë. Të gjitha dolën me suekse. Tashmë i kisha kalur 17 vjetët dhe kalova në 18. Ishte një moment që më pëlqente më shumë aktrimi se sa kënga. Bile e dnjeja se në kënëg s’mund të jepja më tepër.

– Dhe vazhduat shkollë për aktrim?

Po. Po. Ishte këmbngulja e Mihallaqit. Ai më detyroi të shkoja në Institutin e Arteve. Shkova duke ndjerë dorën e tij të ngrohtë, duke ndjerë ndihmën e tij, mësimet e tij. E ndjeja se e ardhmja ime ishte pikërisht aktrimi.

– Mos vallë u dashuruat që në këtë moshë me Mihallaqin?

(Qesh), Aha..Po u dashurova. Ishte ai që më ndiqte kudo, më udhëzonte, më jepte dorën. Sytë e tij kishin kohë që e shprehnin dashurinë. Por gjeta belanë me prindërit. Ata nuk donin. Se pranonin dashurinë tonë. Se donin Mihallaqin, pasi thoshin është shumë ekstarvagant. Prindërit më thoshin çdo darkë se kemi shumë kërkesa për ty. Më këkronin injinjera, doktora. Ne kishim diferencë 11 vjet që për atë kohë ishte shumë. Këtu prindërit ngulmonin shumë. Por unë e kisha mbledhur mendjen top. Isha e dashuruar me Mihallaqin.

– Si e mbrojti diplomën Edi?

Unë isha matura e parë që mbaroi në Shqipëri për aktrim. Pra isha ndër studentët е klasës së раrё dramatike, pranë Istitutit të Lartë të Arteve në Tiranë. «Shumë zhurmë për asgjë» me tё cilën mora diplomën, më evidentoi, pasi korra sukses.

-Kur flitet për rolin e parë në teatër?

Një rol intersant për mua. Roli i parë ishte Vera në dramën “Shtëpia në bulevard” më 1963 me regjisor Kujtim Spahivoglin me skenar të Fadil Paçramit. Athere Kujtimi ishte regjisori më në zë.

– Cilat janë rolet më pikante të Edit?

Eh rolet janë shumë. Por unë do të veçoj Lenën tek “Doktor Aleksi”, Kordelja tek “Mbreti Lir”, Cuca tek “Cuca e maleve”, Kristina tek “Fytyra e dytë”, etj.  “Orfeu zbret në ferr” ku kam luajtur me Timo Fllokon, Prokop Mimën, Margarita Xhepën. Si aktore pranë Teatrit Popullor, kam luajtur  mbi 30 rоlе…

– Por Edi ka qenë dhe prezantuese e dy Festivaleve më të rëndësishme në tërë historinë e Festivaleve në RTSH. Pra në Festivalin e 10 dhe të njëmbëdhjetë…?

Ishin ditët nga më të bukurat por dhe ditët që po përgatitej  skema e goditjes ndaj Mihallaqit. Kishte vite që sigurimi I shtetit po këkronte ta dënonte gjoja për prirje liberale. Dhe rasti erdhi në Festivalin e njëmbëdhjetë. Ai Festival që bëri bujë. Unë isha prezantuese. Kisha veshur nëj fustan të bardhë të gjatë deri në fund të këmëbeve. Orkestra në disa raste kur luante çohej në këmbë. Emocionet ishin të madha. Dy herë prezantuse kur dihet që të gjithë sytë I kihsin në Radio Televizion pasi Festivali ishte ngjarja më e madhe kulturore e vitit. Festivali bëri bujë. Këngët e Festivalit këndiheshin në rrugë. Mua më përshëndesnin kudo. Pa u shuar gëzimi erdhi goditja. Mihallaqi u gjykua për tendenca të huaja, pikpmaje në kundërshtim me vijën e Partisë. Pra ajo që sigurimi e priste erdhi. Mihallaqi u dënua me 8 vjet burg.

– Dhe ju u larguat nga Teatri Kombëtar?

Sigurisht, Nuk kishte rrugë thetër. Një jetë tjetër më priste. Një jetë larg skenës. U futa në punë në rrobaqepësi. Ishte nëj punë e re por që e kapa shpejt. Athere unë për të marrë gjysmë pension më duhej të punoja punë si hamalle që të plotësoja 15 vjet punë të vështirë. Më duheshin 6 muaj për plotësuar kaq vite punë. Pra kjo punë mund të ishte e barasvlefshme vetëm nqs punoja si hamalle. E provova por se përballova. Ngrija arka me domate. Vetëm një muaj munda. Kaq, u bëra kockë e lëkurë.

– Ishin vite të vështira?

Shumë. Shumë. Disa miq nuk na flsinin më. Ndoshta kishin të drejtë. Dhe unë u shmnagesha. Bile në shtëpi kisha vendosur perde të errëta që të mos dukesha nga jashtë. Doja të isha sa më larg realitetit.

Ndërhyn Anita Take: Atë kohë edi kishte marrë famë në Tiranë si rrobaqepësja më e mirë. Kisha kohë pa e takuar. Motra ime kishte prerë një fustan për merak. Shkova dhe e takova Edin dhe i thahsë që të më priste nëj fustan të tillë, por ajo ma preu shkurt se nuk kam kohë. U habita. (qeshin të dyja).

– Ku e kreu dënimin Mihallaqi?

Në burgun e Ballshit, Unë shkoja çdo muaj bashkë me fëmijët. Ai se jepte veten. S’kam bërë gjë thoshte. Kam punuar me përkushtim. Ishte shumë krenar.

– Ju ofruan si kusht për mos largim nga Teatri Kombëtar që të ndaheshit nga Mihallaqi?

Po. Ma afruan si alternativë. Por as se mendoja të ndahesha nga dashuria ime e parë. Se mendoja ta lija Mihallaqin. Ndaj punova rreth 16 vjet si rrobaqepëse. Vite pune dhe në shtëpi. Pra punoja edhe në shtëpi përveç punës në shtet. E dija se më ndiqnin, por kisha shumë kujdes.

– Po kur doli nga burgu ku punoi Mihallaqi?

Dhe pse u dnëua 8 vjet Mihallaqi kreu vetëm 6 vjet burg. Ai u lirua në vitin 1980. Përafërsisht 11 vjet ai punoi si bojaxhi. E përvetesoi shumë mirë profesionin. Ishte njeri me kurajo. Bile çdo mbasdite ai shkonte me fëmijët në TOB pasi i çonte aty për të mësuar, Shpesh herë i thoja mos u duk andej. Ska arsye pse më thoshte. S’kishte galje çthoshin të tjerët. Shikonte punën e tij. Kishte botën e tij.

– Megjithëse 51 vjeç, pas ardhjes sё demokracisë, Edi Luarasi kthehet nё skenë pikërisht në vitin 1991..

Ishte një moment i vështirë. Nodhesha në dilemë të dilja apo jo në skenë.  Paksa e vështirë, pas 20 vjet shkëputjeje, megjithatë me kurajo e pasion tё pashtershëm, arrita të fitoja e të meritoja duartrokitjet e publikut nё dramёn “Vizita e Damës plakë”. Kisha menduar se kisha humbur publikun por jo. Ai s’më kish harruar mua. Kam qarë nga gëzimi.

– Por pas këtij debutiumi ku e ka kaluar jetën Edi?

Ne shkuam në Hungari. Miqtë e Mihallaqit nuk na lanë në baltë. Na morën, na siguruan strehim pa pagesë. Ishte një ndihmë shumë e sinqertë që pak e ndesh sot në jetë. Dhe pse kam lozuar edhe 3 role të tjerë këto me shkëputje nga Hungaria. Aty Mihallaqi punonte si përkthyes dhe siguronte të ardhurat për ushqim. Ndenjëm plot 12 vjet deri në vitin 2002. Kjo qendrsë kishte të ëbnte me sëmundjen e Mihallaqit, pasi ai vuan nga zemra dhe aty kujdesi ishte shumë i madh. Por unë s’mund të rija më. Më dukej vetja parazite. I thashë boll. Unë do shkoj në Shqipëri. Mihallaqi s’ma prishi përsëri. Edhe pse i sëmurë u kthyem në Tiranën e dashur ku më mungonte shoqëria.

– Me tipin tënd ka qenë i duruar Mihallaqi?

Shumë. Shumë. Ai edhe sot thotë, nqs do ishim në raporte të tjera, unë prap me ty do të martohesha.

– Ke ndonjë peng në skenë?

Po kam. Kam atë që nuk kam mundur të luaj “Pigmaljom” të Bernard Showt. Bëhet fjalë për një studim të nëj profesori që i bëhej një femre  të ashpër, ordinere, me fjalor rruge, e pa arsimuar se si mund dhe a mund të bëhej aristrokate. Për shumë vite ajo bëhet e tillë dhe arrin sukses. Pas shumë vitesh bashkë në rrugën e suksesit profesori dhe vajza bien ë dashuri por profesori s’donte ta besonte. Ky skenar është realziuar në film nga e madhja Luiza Dulitëll. Pedagogja ime ruse më thoshte se duhet patjetër që ta realizosh këtë rol. Dhe e çuditshmja është se profesori i thotë pas suksesit femrës se këtu do ndhemi, studimi  mbaroi. Ajo tashmë e dashuruar e qëllon me këpucë duke e sharë si në kohën kur filloi studimi. Ky është pengu im…

Nga: Albert Zholi