iPhone më i shituri në Japoni.

Nga Dinejda
Shkruar ne 16 Maj 2012 ora 11:34am

JAPONI- Sipas rezultateve të hulumtimit të kryer nga MM Research, iPhone gjatë vitit të kaluar ishte smartphone më i shitur në Japoni. Gjatë vitit të kaluar Apple shiti 7.25 milion ekzemplarë në tregun japonez duke zënë 30% të mbarë tregut.

Gjithashtu, edhe në tregun e përgjithshëm të celularëve Apple arriti rezultate për tu respektuar, duke pushtuar 17% të tij. Nga ana tjetër, edhe pse iPhone ishte pajisja më e shitur indivituale, iOS nuk ishte platforma më e popullarizuar. Android kështu pushtoi madje 69% të tregut japonez, ndërsa iOS pjesën e mbetur të tij.

Këto dy platforma përbënin 99% të mbarë shitjes së smartphoneve në Japoni gjatë vitit të kaluar.

Në Japoni krejtësisht janë shitur 42.7 milion celularë gjatë vitit të kaluar, që është për 13.5% më mirë se një vit më herët. Nga kjo shifër, 24.2 milion ishin smartphone.