Ish-truproja kërkon djalin e Michael Jackson

Nga Dorjan
Shkruar ne 18 Apr 2012 ora 4:25pm

Një ish-truprojë e Michael Jackson kërkon që t’i njihet atësia e djalit të vogël të mbretit të këngëtarit, Prince Michael Jackson II, ose siç njihet ndryshe me emrin Blanket.

Matt Fides, ekspert në artet marciale, ka punuar për Michael Jackson disa vite dhe sipas tij ai i ka dhënë spermë këngëtarit në një hotel të Londrës rreth një vit para se fëmija të lindte (2002).

“E di që Michael Jackson është i ati, por unë dua të më kthehet djali im ose të paktën të kem mundësi ta takoj”, thekson Fides, i cili ka tre fëmijë të tjerë.

Gjithashtu britaniku thekson se vetë Michael Jackson i ka rrëfyer se ishte babai biologjik i Blanket, tashmë 10-vjeçar.

Ndërkohë, nëna e Michael Jackson, Katherine, po bën të pamundurën për të mos lënë Matt Fides t’i afrohet djalit. Ajo e cilëson atë një oportunist dhe e akuzon se kërkon t’i vjedhë paratë familjes.