ITALI, ARRESTOHEN GJASHTË SHQIPTARË PËR VJEDHJE

Nga Dorjan
Shkruar ne 10 Pri 2012 ora 7:21pm

Gjashtë shtetas shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë italiane për vjedhje. Sipas policisë ata ishin të specializuar në vjedhjen e vilave dhe apartamenteve. Banda shqiptare vepronte në zonat e Genova-s, Savona-s dhe Imperia-s. Shqiptarët kanë përfunduar në burg pas një urdhër- arresti të lëshuar nga gjyqtari Fiorenza Giorgi.

Të arrestuarit janë të moshës midis 20 dhe 36 vjeç. Nga hetimet e policisë ka rezultuar se banda shqiptare përpara se të ndërmerrte një aksion studionte me shumë vëmendje dhe saktësi objektivin (apartamentin apo vilën) që do të vidhnin.

Policia arriti të binte në gjurmët e tyre pas disa provave të gjetura në vilat dhe apartamentet ku banda e shqiptarëve kishte kryer vjedhje më parë.