Itali, arrestohet një shqiptar, u kap me 44 kg kanabis

Nga Dinejda
Shkruar ne 26 Maj 2012 ora 4:21pm

ITALI- 44 kilogramë drogë e tipit mariuanë u sekuestrua nga autoritetet e Guardia di Financa në Messina të Italisë, drogë e cila u gjet në automjetin e një 27-vjecari shqiptar, i cili u arrestua. Sipas autoriteteve italiane, mariuana u gjet në makinën tip Benc Mercedez të shqiptarit Ilirjan Hoxha.

Operacioni në të cilën u përfshinë edhe qentë e antidrogës përfundoi me sukses. Në bagazhin e makinës u zbuluan katër thasë të mbushura me lëndën narkotike, e cila po të shitej do të kapte shifrën e 400 mijë eurove.